Rrahje masive në Suharekë, përdoren edhe armët

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Suharekë, përdoren edhe armët

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Pas një mosmarrëveshje  në mes të disa personave të dyshuar në Suharekë me 27 dhjetor rreth orës 15:00, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë marrë tretman mjekësor. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Six Saver e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj. 

Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë. 

Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë(7) te dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim  të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe lëndim i lehtë trupor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat