109 të akuzuar për vepra penale

Kronikë e zezë

109 të akuzuar për vepra penale

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
109 të akuzuar për vepra penale

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza, kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe një (1) kërkesë
për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër pesë (5) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat