Pasi e dënoi, gjilanasi e bën policin për spital

Kronikë e zezë

Pasi e dënoi, gjilanasi e bën policin për spital

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

Një burrë nga Gjilani, është arrestuar nga Policia, meqenëse ka sulmuar një zyrtar policor.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai e ka sulmuar policin.

Kjo ka ndodhur pas shqiptimit të një gjobe në trafik.

“Rr.Zija Shemsiu, Gjilan 22.01.2021, 18:30. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat