Drenas, gruaja kërcënon me thikë burrin

Kronikë e zezë

Drenas, gruaja kërcënon me thikë burrin

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.

Policia bën të ditur se një grua ka kërcënuar me thikë bashkëshortin e saj.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull -bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se në në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat