​Vjedhin para në kishat e Kllokotit dhe Parteshit

Kronikë e zezë

​Vjedhin para në kishat e Kllokotit dhe Parteshit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Dy vjedhje kanë ndodhur në objektet fetare në Kllokot e Partesh.

Sipas Policisë, persona të panjohur më 5 mars, me forcë kanë depërtuar në brendësin e objektit fetar në Kllokot me ç ‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, ndërsa në objektin ndihmës kanë vjedhur një kositëse bari.

Po në të njëjtën ditë në Partesh, është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendësin e objektit fetar me ç ‘rast kane vjedhur një shumë të parave dhe një serë.

Rasti nën hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat