Dalin emrat e tri viktimave të aksidentit në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dalin emrat e tri viktimave të aksidentit në Gjakovë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Raçë, të komunës së Gjakovës.

Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona.

Mësohen emrat e tri personave që kanë humbur jetën në një aksident fatal që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Sipas burimeve në Policinë viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

“Viktimat e aksidentit janë 34-vjeçari Pjetër Ndrecaj dhe Rokson Domgjonaj, kurse gruaja nga Shqipëria Blerina Meqaj është bashkëshortja e viktimës me Pjetër Ndrecajt”, u shpreh burimi i mediave.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili nuk ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur rasti, pasi thotë se nuk kanë ende informata të sakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat