Në Drenas e Prishtinë vidhen automjete

Kronikë e zezë

Në Drenas e Prishtinë vidhen automjete

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Dy raste të vjedhjes së automjeteve janë shënuar, njëri në Drenas e tjetri në Prishtinë.

Siç mëson media, një person nga fshati Arllat i Drenasit ka raportuar se i është vjedhur automjeti i tij në vlerë prej dhjetë mijë eurosh.

Kurse, në rrugën “Sylejman Vojshi” në Prishtinë, ankuesi ka raportuar se i është vjedhur automjeti i tij në vlerë prej pesë mijë euro.

Të dyja rastet po hetohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat