Vetura godet një fëmijë në Podujevë

Kronikë e zezë

Vetura godet një fëmijë në Podujevë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një veturë ka goditur një këmbësor në Podujevë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, rreth orës 16:00, ndërkaq këmbësori është fëmijë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00  në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat