Rrëfehet qytetari në polici: Në 2017 babai dhe vëllai i gruas tentuan të më vrisnin

Kronikë e zezë

Rrëfehet qytetari në polici: Në 2017 babai dhe vëllai i gruas tentuan të më vrisnin

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një person në Pejë ka njoftuar policinë e Kosovës për një rast të tentim vrasjes, që sipas tij ka ndodhur përgjatë vitit 2017.

I njëjti konsideron se babai dhe vëllai i bashkëshortes kanë shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

“TENTIM VRASJE

Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN.  Me 11.06.2021 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit  babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj  kosovarë,  kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë.  Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat