Gjenden disa mina afër Veternikut

Kronikë e zezë

Gjenden disa mina afër Veternikut

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Disa mina janë gjetur në fshatin Preoc afër lagjes Veternik në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për tu siguruar nga rreziku eventual i shpërthimit.

Lexuesit kanë dërguar pamje teksa shihet se policia është në vendin e ngjarjes.

Ndërsa rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:40 është pranuar informata se në një vend punishte në fshatin Preoc, janë gjetur disa mjete të dyshimta që dyshohet të jenë mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual”.

“Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat