​Arrestohet një person për ryshfet

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për ryshfet

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kërkuar 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Ky rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme per sigurimin e provave që vertetojnë se i dyshuari R.Z. (1961), ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së.

Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartshënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat