Në Prishtinë dyshohet për të shtëna armësh

Kronikë e zezë

Në Prishtinë dyshohet për të shtëna armësh

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në lagjen ‘Kolovicë’ në Prishtinë, ku policia ka identifikuar tre persona të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës  15 :00, kemi marrë informatën se  në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike dhe dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh.  Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar tre persona të dyshuar. Aktualisht hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat