Merr flakë një veturë

Kronikë e zezë

Merr flakë një veturë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë ka marrë flakë derisa ishte duke lëvizur në rrugën e “Malishevës” në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar nga zjarrëfikësit, ndërkaq vetura është shkatërruar e tëra.

“Ju njoftojmë se me datë 23 korrik 2021  rreth orës 11:00 është raportuar se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e “Malishevës” në Gjilan.  Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë pergjigjur rastit. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Vetura që ka mare flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06,  e njëjta si pasoj e zjarrit është shkatërruar e tëra”, tha Hashani.

Ai shtoi se, ‘’dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura Mercedes me targa 06,që ishte e parkuar në afërsi. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka  person të lënduar. Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat