Rrahje mes gjashtë personave në Isniq të Deçanit, njëri plagoset me armë zjarri

Kronikë e zezë

Rrahje mes gjashtë personave në Isniq të Deçanit, njëri plagoset me armë zjarri

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:27
Ilustrim

Një person në Isniq të Deçanit është plagosur, pas një zënke mes gjashtë personave ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Policia, përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se i lënduari është i arrestuar, është dërguar në spitalin rajonal dhe është nën përkujdesje të policisë.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.

Lidhur me rastin përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrjen e policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë  të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit tjerët gjende në arrati.

“Fsh. Isniq, Deçan 30.07.2021 – 03:30. Është raportuar se ka ndodhur një zënkë mes gjashtë personave të dyshuar meshkuj  kosovarë, si pasojë e zënkës njëri nga të dyshuarit ka përdorë armë zjarri dhe ka plagosur një të dyshuar mashkull  kosovar. I lënduari është i arrestuar, është dërguar në spitalin rajonal dhe është nën përkujdesje të policisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë. Lidhur me rastin përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrjen e policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë  të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit tjerët gjende në arrati. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat