Therje me thikë Prizren

Kronikë e zezë

Therje me thikë Prizren

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit, në gjendje të dehur dyshohet se me një thikë, kanë therur dy të tjerë.

Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ku njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm, kurse tjetri është liruar.

“LËNDIM TRUPOR/ Rr. Adem Jashari, Prizren 31.07.2021 – 00:33. Janë arrestuar  dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se me një mjetë të mprehtë (thikë) kanë therur dy viktimat meshkuj kosovarë.

Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshme, ndërsa tjetri është liruar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit  dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat