​Kërkohej për sulm seksual, arrestohet

Kronikë e zezë

​Kërkohej për sulm seksual, arrestohet

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një 29 vjeçar me inicialet O.B, i cili kërkohej për veprën penale sulm seksual.

Policia thotë se arrestimi i tij është bërë pasi kanë marrë informacione për vendndodhjen e tij.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre viteve për veprën penale ‘’Sulm seksual’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat