Arrestohen tre persona për prostitucion

Kronikë

Arrestohen tre persona për prostitucion

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona në Prishtinë, dhe një person tjetër në Fushë Kosovë.

Të arrestuarit dyshohen për mundësim apo detyrim prostitucioni.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit  në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale të lartcekur.

Të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat