​Aksident te QAK-u, dyshohet për të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident te QAK-u, dyshohet për të lënduar

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, në afërsi të Qendrës së Automjeteve të Kosovës.

Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata në magjistralen që lidh Prishtinën me komunat kryesore të Rrafshit të Dukagjinit.

Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare, por nga fotot kuptohet se në aksident janë të përfshirë një automjeti tip “Volkswagen” me targa 01 si dhe një tip mjet “Renaul” me targa të Maqedonisë së Veriut.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se disa persona janë lënduar, por zyrtarisht ende nuk ka informacione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat