Prindi rrah mësuesen e vajzës

Kronikë e zezë

Prindi rrah mësuesen e vajzës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një grua e ka sulmuar fizikisht mësimdhënësen e vajzës së saj në fshatin Zaskok të Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili gjithashtu ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është liruar pastaj.

“Sot rreth orës 08:05 minuta policia e Ferizajt ka marrë një informacion se në fshatin Zaskok, pikërisht në shkollën e mesme të ulët në këtë fshat, është një incident. Menjëherë policia iu ka përgjigjur këtij rasti dhe ka arritur shumë shpejt atje dhe ka takuar një person, femër të moshës 35 vjeçare, me inicialet B.P, e cila në vendin e punës i ka shkaktuar lëndime një mësimdhënëse, H.L e moshës 58 vjeçare dhe policia me këtë rast shoqëron në stacionin policorë të Ferizajt të dyshuarën që i kishte shkaktuar lëndime mësimdhënëses.” u shpreh Veseli.

Tutje ai tregoi se deri te sulmi ka ardhur sepse një ditë më parë vajzës së të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë, i është dhënë një vërejtje gojore gjatë mësimit nga mësuesja.

“Pas intervistimit të saj, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizjat, e njëjta është ndaluar për 48 orë dhe rasti po procedohet tutje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat