Dyshohet se dhunoi të miturën para një muaji, prokurori rekomandon lirimin e burrit nga Skënderaj

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi të miturën para një muaji, prokurori rekomandon lirimin e burrit nga Skënderaj

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:30
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Skenderaj, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur para një muaji.

Por, pas intervistimit, prokurori ka rekomanduar që i njëjti të lirohet.

Përmes raportit, Policia ka bërë me dije se viktima s’ka pranuar të marr tretman mjekësor.

“Skenderaj shtator 2021 – NN. Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat