​Tri raste të lëndimit në punë

Kronikë e zezë

​Tri raste të lëndimit në punë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar derisa punonin në Gjakovë, Ferizaj dhe një fshat të Malishevës.

Rasti i parë është raportuar në Ferizaj, ku viktima mashkull kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar.

Rasti tjerët ishte në Gjakovë, ku viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjakovës është liruar. Është arrestuar pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në fshatin Rud të Malishevës, një punëtor i KEDS-it, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat