Dhunohet një e mitur në Prishtinë

Kronikë

Dhunohet një e mitur në Prishtinë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 09:20
Ilustrim

Një e mitur është dhunuar në Prishtinë. Nëna e saj të enjten raportoi në polici duke thënë se e bija u dhunua nga një i mitur.

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë që policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur) ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat