Prishtinë, dhunohet një i mitur

Kronikë e zezë

Prishtinë, dhunohet një i mitur

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:20
Ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, njëri nga ta i mitur pasi që të njëjtit dyshohen për dhunim dhe vjedhje.

Policia bën të ditur se i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të miturin, ndërkaq ky i fundit dyshohet se ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarjet dyshohen se kanë ndodhur në Prishtinë rreth orës 00:10 dhe 03:00.

Rasti në polici është iniciuar si “Dhunim & Vjedhje”.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 25.11.2021 – 00:10-03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat