Fëmija plagos aksidentalisht me armë babain

Kronikë e zezë

Fëmija plagos aksidentalisht me armë babain

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Livoq i ultë të Gjilanit, një fëmijë ka qëlluar aksidentalisht me armë babain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 15:00.

“I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.

Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat