Vëllezërit rrihen mes vete

Kronikë e zezë

Vëllezërit rrihen mes vete

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Mitrovicës rreth orës 15 e 11 gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje fizike në mes të dy vëllezërve kosovarë.

Rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje, ndërkohë me vendim të prokurorit të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë kanosur dhe përleshur fizikisht në mes vete.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat