E rrahu motrën e tij, arrestohet deçanasi

Kronikë e zezë

E rrahu motrën e tij, arrestohet deçanasi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një burrë nga Deçani e ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij viktimen femer kosovare. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat