​Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se aty u helmuan shtatë persona

Kronikë e zezë

​Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se aty u helmuan shtatë persona

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Shtatë persona dyshohet se u helmuan në një lokal në Prizren. Pas këtij dyshimi, lokali është mbyllur nga inspektorët sanitar.

Tashmë policia ka nisur edhe hetimet për rastin. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat