Dogana konfiskon dy qen, njëri kthehet te i zoti, tjetri mbet “jetim”

Kronikë

Dogana konfiskon dy qen, njëri kthehet te i zoti, tjetri mbet “jetim”

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:08
Qentë e konfiskuar

Fondacioni për të drejtat e kafshëve ka bërë të ditur se disa javë më parë, organizata është kontaktuar nga Dogana e Kosovës, për të ndihmuar me strehimin e dy qenve të konfiskuar, pasi që Dogana nuk ka asnjë vend të paraparë për t`i strehuar kafshët/

Sipas tyre, qentë ishin konfiskuar pasi që ishin zënë duke u kontrabanduar nga Kosova në Serbi.

Pëmes një njoftimi në Facebook, Fondacioni bën me dije se njëri nga qentë është kthyer tek pronari i tij i më hershëm, nga i cili ishte vjedhur qeni, para se të zihej duke u kontrabanduar në kufirin në Merdare.

Postimi i plotë:

Disa javë më parë, organizata jonë është kontaktuar nga Dogana e Kosovës, për të ndihmuar me strehimin e dy qenve të konfiskuar, pasi që Dogana nuk ka asnjë vend të paraparë për t`i strehuar kafshët në ndonjë vend karantinimi, deri sa të vendosen hapat e radhës për fatin e kafshëve shoqëruese.në Qentë ishin konfiskuar pasi që ishin zënë duke u kontrabanduar nga Kosova në Serbi.

Edhe pse organizata jonë nuk ka qendër për strehim të kafshëve, me ndihmën e DMV Albatrit Halili në Podujevë dhe tani me ndihmën e strehimores “Organizata për Kujdesin dhe Shpëtimin e kafshëve” e menaxhuar nga Lulzim Prenku, i kemi siguruar qenve strehim të përkohshëm, deri të bëhet një zgjidhje afatgjate. E barrën e shpenzimeve që ishte dashur ta mbante shteti, ashtu edhe siç parashihet me legjislacionin në fuqi, e merr prapë organizata jonë përsipër, gjë për të cilën nuk ka fonde.

Njëri nga qentë është kthyer tek pronari i tij i më hershëm, nga i cili ishte vjedhur qeni, para se të zihej duke u kontrabanduar në kufirin në Merdare.

Nuk është hera e parë që institucionet e ndryshme na kontaktojnë për strehim të qenve, pasi që shteti ende nuk ka krijuar ndonjë infrastrukturë/qendër strehimi dhe shpëtimi, së paku për kafshët e konfiskuara, e as nuk iu ndihmon qendrave që strehojnë kafshë dhe që bëjnë punë të mirë dhe transparente.

Mungesa e qendrave të strehimit të ndihmuara nga shteti, së bashku me mungesën e angazhimit për të ndalur burimet e shtimit të numrit të qenve në rrugë, e krijon një situatë ku braktisjet e qenve dhe problemet e tjera të kontrabandimit të kafshëve shoqëruese nga një shtet në një tjetër, janë të zakonshme, dhe rrezikimi i mirëqenies së këtyre kafshëve është bërë një realitet i përditshëm. E përveç kafshëve të gjora, po e rrezikohet edhe mirëqenia e përgjithshme shoqërore në vendin tonë.

Ashtu siç kemi propozuar edhe në strategjinë kombëtare, një sërë masash duhet të ndërmirren për të menaxhuar numrin e qenve me mbajtës/pronar dhe për ta kontrolluar dhe zvogëluar numrin e qenve në rrugë, e një nga këto masa është edhe krijimi i qendrave të strehimit për qentë e konfiskuar apo të abuzuar.

Në këtë rast ne kemi ndihmuar, por në raste tjera do të jetë e pa mundur që të ndihmojmë pa një plan strategjik dhe të qëndrueshëm në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat