Edhe në Vushtrri sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave

Kronikë e zezë

Edhe në Vushtrri sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave

Nga: A.SH Më: 8 janar 2022 Në ora: 23:04
Aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia ka bërë të ditur se edhe në qytetin e Vushtrrisë janë sekuestruar aparate për prodhimin  e kriptovalutave

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes së datës 8 janar 2021, kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela  për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njofitmin e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia në Vushtrri sekuestron aparate për prodhimin  e kriptovalutave

Vushtrri, 8 janar 2022

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes së datës 8 janar 2021, kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela  për prodhimin e kriptovalutave.

Sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore  ka ndaluar  një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe  mjete të ndryshme  të dyshuara që  shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Lidhur me  veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka  sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit  është liruar në procedurë rregullt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat