30 aksidente për një ditë në Kosovë

Kronikë e zezë

30 aksidente për një ditë në Kosovë

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

30 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, ku njëri prej tyre ka qenë fatal. Siç bënë të ditur policia në aksidentin e ndodhur në Lupç të Podujevës kanë vdekur tre persona dhe janë lënduar nëntë të tjerë.

Sipas policisë dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i treti ka vdekur në QKUK.

“Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Ndërkohë sipas të dhënave të Policisë 19 nga 50 aksidentet kanë qenë me të lënduar, kurse në të 30 prej tyre është raportuar për dëme materiale.

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 235 tiketa trafiku dhe 598 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID. Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 15 persona, 10 persona janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajte të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat