Këmbësorja aksidentohet rëndë në Arllat

Kronikë e zezë

Këmbësorja aksidentohet rëndë në Arllat

Më: 15 janar 2022 Në ora: 08:55
Ilustrim

Në fshatin Arllat është aksidentuar një grua, këmbësorë, rreth orës 19:30 të së premtes.

Ajo është goditur nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugën.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat