Aksident në Veternik, bllokohet rruga

Kronikë e zezë

Aksident në Veternik, bllokohet rruga

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:22
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në dalje të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur në Veternik, afër rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Prishtinë-Pejë.

Në fotot e dërguara nga një lexues shihet edhe një veturë e aksidentuar në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka bërë që rruga të bllokohet për më shumë se gjysmë ore, duke shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat