Drenicaku e rrah gruan e tij sllovake, e bën për spital

Kronikë e zezë

Drenicaku e rrah gruan e tij sllovake, e bën për spital

Më: 22 janar 2022 Në ora: 08:59
Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetase sllovake.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar që të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat