Gjendet i vdekur një burrë në Drenas

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë në Drenas

Më: 29 janar 2022 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Zabel i Ultë i Drenasit.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat