U zunë në rrjete sociale, ferizajasi e sulmon me thikë një person

Kronikë e zezë

U zunë në rrjete sociale, ferizajasi e sulmon me thikë një person

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 09:19
Ilustrim

Është arrestuar një pëerson në Ferizaj pasi ka e ka sulmuar me thikë një person tjetër.

Sipas njoftimit të policisë personat janë përleshur për shkak të një zënke të mëhershme që ata kanë pasur përmes rrjeteve sociale.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” rreth orës 14:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një zënke të më hershme që kishte pasur përmes rrjeteve sociale me viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë ( thikë)”, thuhet në njoftimine policisë.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat