Deçan: Babai ther me thikë vajzën e tij

Kronikë e zezë

Deçan: Babai ther me thikë vajzën e tij

Më: 26 mars 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në orën 21:15 në fshatin Prapaqan të komunës së Deçanit.

Atje, një burrë dyshohet se ka ther me thikë vajzën e tij, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Policia me të marrë informatën ka dalë në vendngjarje ku ka takuar viktimën e cila kishte plagë. Më pas, viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Babai i vajzës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar edhe thikën e cila dyshohet se është përdorur nga babai për ta therë të bijën.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat