Kanosi gruan dhe babanë, arrestohet

Kronikë e zezë

Kanosi gruan dhe babanë, arrestohet

Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosova pasi ka kanosur bashkëshorten dhe babanë e tij.

Sipas deklaratës së viktimës-bashkëshortes, i dyshuari në të kaluarën përveç dhunës fizike kishte ushtruar edhe dhunë psiqike.

Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja. 

Me vendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat