Bajram i përgjakshëm

Kronikë e zezë

Bajram i përgjakshëm

Më: 3 maj 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Festa e Fitër Bajramit gjatë ditës së djeshme u shoqërua me aksidente të shumta trafiku. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 68 aksidente.

Nga këto aksidente një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 34 me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

Këto aksidente siç njofton Policia kanë ndodhur në Drenas, Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri.

Në fshatin Gllobar të Drenasit dje rreth orës 14:00 si pasojë e aksidentit një fëmijë 7-vjeçar dhe një grua kanë vdekur.

Ndërkohë, që nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona,

“Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe 3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Nuk ka kaluar edhe shumë kohë pas aksidentit me fatalitet në Gllobar të Drenasit, kur një aksident tjetër u raportua të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan rreth orës 15:45.

Siç njofton Policia në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të lënduar njeri nga shoferët, një grua dhe një fëmijë i moshës 6-vjeçare.

Dy nga të lënduarit pas trajtimit në QKUK janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Serbi, ndërsa fëmija është liruar

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari, pasagjerja në veturën e tij, si dhe drejtuesi i veturës tjetër së bashku me bashkë udhëtaren e tij viktimën femër kosovare dhe një fëmijë 6 vjeçar mashkull kosovar. I dyshuari dhe pasagjerja/viktima janë dërguar në QKUK ku me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur dhe është nën kujdesin e policisë. Viktimat mashkull dhe femër kosovar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Serbi, ndërsa fëmiu është lirua”, njofton Policia.

Në Fushë Kosovë Policia dje rreth orës 21:20 ka arrestuar një shofer pasi i njëjti ka goditur me veturë një këmbësor.

Siç bëhet e ditur i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë (NN) 02.05.2022 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore e kishte goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj ka pësuar lëndime dhe është duke marr tretman mjekësor në qendrën emergjente në QKUK. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar 1.38% promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Aksident gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe në komunën e Gjilanit. Siç bëhet e ditur dy vetura si pasojë e mos mbajtjes së distancës anësore në mes veti janë përfshirë në aksident trafiku.

“Zabeli i Sahit Agës, Gjilan 02.05.2022 – 14:50. Dy vetura me targa vendore si pasoj e mos mbajtjes së distancës anësore në mes veti janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare drejtuese e njërës nga veturat e involvuara. E lënduara pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar”, shkruhet në raportin 24 orësh.

Një aksident tjetër trafiku me lëndime ka ndodhur dje në fshatin Qallapek të Pejës.

Siç bëhet e ditur dy vetura me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) dhe viktimën mashkull kosovar janë përfshirë në aksident trafiku.

Nga ky aksident janë lënduar katër persona ku njëri nga ta për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në QKUK

“Fsh. Qallapek 02.05.2022 – 16:30. Dy vetura me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) dhe viktimën mashkull kosovar janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilëve iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Njëri nga viktimat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Ndërkohë që në fshatin Brekoc të Gjakovës dje rreth orës 13:30 ka ndodhur një vetaksident trafiku me lëndime, raporton Paparaci.

“Fsh. Brekoc, Gjakovë 02.05.2022 – 13:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur në greminë. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, njofton Policia.

Kurse, në Vushtrri dje është raportuar për dy aksidente. Aksidenti i parë me tre të lënduar ka ndodhur rreth orës 12:05 në fshatin Stanovc.

“Fsh. Stanovc, Vushtrri 02.05.2022 – 12:05. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona kosovar të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, njofton Policia.

Kurse aksidenti i dytë me 5 të lënduar ka ndodhur rreth orës 13:20 në fshatin Pestovë

“Fsh. Pestovë, Vushtrri 02.05.2022 – 13:20. Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 1 femër kosovar-e. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, shkruhet në raportin 24 orësh./Paparaci.com

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat