Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar 59 urdhëresa të gjykatave kompetente

Kronikë e zezë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar 59 urdhëresa të gjykatave kompetente

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti gjatë javës që shkoi, nga data 20-26 qershor-2022, janë realizuar 59 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat