Djali sulmon nënen me thikë

Kronikë e zezë

Djali sulmon nënen me thikë

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht me thikë nga djali i saj.

Siç raporton Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime, dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, dhe rasti vazhdon të hetohet.

RAPORTI

Leposaviq, 17.07.2022 – 19:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht me thikë nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me ç ‘rast viktima ka pësuar lëndime (gërvishtje) në dorë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veriore e më pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat