Sulmon bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

Sulmon bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet pejani

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë, 27.07.2022-20:59 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat