Në 5 të mëngjesit kërset kallashi në Drenas

Kronikë e zezë

Në 5 të mëngjesit kërset kallashi në Drenas

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Në ora 5 të mëngjesit të së enjtes, policisë së Drenasit i është dashtë t’i përgjigjen një thirrje për të shtëna armësh.

Policia ka njoftuar se gjuajtja me kallshnikov ka ndodhur në Lagjen e Feronikelit.

“Raportohet se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull  kosovar, është sekuestruar një AK-47 me 7 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat