​Arrestohet pasi rrahu gruan

Kronikë e zezë

​Arrestohet pasi rrahu gruan

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren pasi, siç raporton policia, i njëjti e ka rrahur gruan.

Viktima ka kërkuar tretman mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar.

“Prizren, 07.08.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, femër kosovare. Si pasoj e dhunës fizike viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat