Lajmëroi rrejshëm se u plaçkit, arrestohet postieri në Mazgit

Kronikë e zezë

Lajmëroi rrejshëm se u plaçkit, arrestohet postieri në Mazgit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka inskenuar rastin kinse persona të panjohur i kanë grabitur afër 1 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Mazgit të Obiliqit, ku pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin. 

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat