Dy personat që u rrahën për një parcelë janë familjarë

Kronikë e zezë

Dy personat që u rrahën për një parcelë janë familjarë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Mbrëmë Policia lëshoi një komunikatë ku thuhej se dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi janë përleshur mes vete për një parcelë. Sot përmes raportit, Policia ka njoftuar se dy të arrestuarit janë familjarë mes vete.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (familjar në mes vete), pasi që pas një mosmarrëveshje për pronë janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Dje Policia njoftoi se S.A 35 vjeç dhe J.A 30 vjeç janë sulmuar fizikisht, shkaku i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre për një parcelë.

“Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime  trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, thuhej në komunikatë.

Dy të dyshuarit janë dëruar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat