Vrasja në Shkodër, viktima një djalë i ri

Kronikë e zezë

Vrasja në Shkodër, viktima një djalë i ri

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:34 Përditësuar në ora: 21:59 më 18.09.2022
Ilustrim

Babai mbërrin në lokalin ku u vra 19-vjeçari në Shkodër, shpërthen në lot pasi sheh djalin

Babai i djalit 19-vjeçar i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Pasi është futur brenda dhe ka parë djalin ai ka dalë përjashta dhe ka shpërthyer në lot.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Vrasja në Shkoder, viktima një 19 vjeçar, gjendet një motoçikletë e djegur dhe një armë

Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët të cilët vranë një të ri në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Viktima është 19-vjeçari Erjon Xhenja.

 “Rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erjon Xhenja 19 vjeç, banues në Shkodër.”, njofton policia

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Image

EMRI/ Autorët kanë lëvizur me motoçikletë, i riu në Shkodër u ekezekutua brenda në lokal

Një personka mbetur i vrarëpas të shtënave me armë zjarri të raportuara këtë të diel në Shkodër.

Erjon Xhenjo është i riu i cili ka mbetur i vrarë pas të shtënave.

Ndaj Erjo Xhenjos është qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Shkodër/ Vrasje në Kiras, viktima një djalë i ri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele 18 shtator 2022 në Shkodër.

Një djalë i ri ka mbetur i vrarë pranë kryqëzimit të Kirasit.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Autori apo autorët e ngjarjes janë larguar menjëherë pas ngjarjes.

Pritet që kamerat e sigurisë të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat