Vdekja e policit serb, arrestohet shoferi i kamionit

Kronikë e zezë

Vdekja e policit serb, arrestohet shoferi i kamionit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Si pasojë e një aksidenti në Zveçan mes një veture dhe një kamioni, një zyrtar policor ka vdekur.

Lidhur me rastin është arrestuar shoferi i kamionit i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë: 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Zveçan 28.09.2022 – 12:25. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës mashkull kosovar (zyrtar policor) ka vdekur. Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat