​Kërkohej për dhunim, arrestohet 21 vjeçari

Kronikë e zezë

​Kërkohej për dhunim, arrestohet 21 vjeçari

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:27
Ilustrim

Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar në Viti personin e kërkuar shqiptar kosovar me inicialet K.J. i lindur në vitin 2001.

Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri vitesh për veprat penale ‘’Dhunim’’.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat