Arrestohet një 20-vjeçar në Pejë

Kronikë

Arrestohet një 20-vjeçar në Pejë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 10:41
Arma e sekuestruar

Dje është arrestuar një 20-vjeçar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia njofton se atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë, gjashtë fishekë dhe një karikator i të njëjtës armë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për vepren penale Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”

Pejë, 20 dhjetor 2022

Më datë 19 dhjetor 2022 rreth orës 12:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, kanё pranuar informacion se njё person nё njё lokal nё rrugën “ Vёllёzёrit Gёrvalla” nё Pejё, posedon armё.

Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, pas kontrollit tё personit tё dyshuar tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

· Njё (1) Armё (pistoletё)

· Gjashtё (6) fishekё cal. 9mm

· Njё (1) karikator i sё njëjtës armё

Policia ka arrestuar tё dyshuarin:

· A.G. i lindur me 2002

I dyshuari pas intervistimit me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat