Dy të plagosur në Pejë

Kronikë e zezë

Dy të plagosur në Pejë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Dy persona janë plagosur në orët e vona të së martes në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Pashe Gucia” rreth orës 23:30.

Kjo pasi aty ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Kështu tha për median Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe të njejtit sipas ekipit mjekësir janë jasht rrezikut për jetë”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat